Limaj tregon se çfarë u ka thënë Thaçi krerëve tjerë të vendit për kufijtë

Aktuale

Limaj tregon se çfarë u ka thënë Thaçi krerëve tjerë të vendit për kufijtë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 22:41
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për planin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.

Limaj ka deklaruar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se presidenti i ka njoftuar figurat e tjera udhëheqëse të vendit për idenë e tij.

Sipas Limajt, Thaçi u ka thënë të njëjtat gjëra që i ka thënë në deklaratat e tij publike.

“Do bashkimin e Preshevës, siç ka thënë në publik”, është shprehur Limaj.

Sipas tij, në takimet e mbyllura të Thaçit me figurat tjera udhëheqëse të vendit nuk është diskutuar për ndarjen e Kosovës.

“Thaçi na ka thënë se bota po kërkon njohje reciproke me Serbinë”, ka treguar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat