Demi: Kuvendi është shndërruar në cirk

Aktuale

Demi: Kuvendi është shndërruar në cirk

Nga: G.B Më: 5 shtator 2018 Në ora: 23:27
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile, ka thënë se ka deputetë që janë besnik ndaj koalicionit qeverisës, të tjerë që janë besnik ndaj opozitës, deputetë që marrin pjesë ose bojkotojnë seancat varësisht prej urdhrave të Beogradit dhe të tillë që varësisht prej pazarit, i bëjnë votat pozitës apo opozitës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një cirk, ku më së paku përfaqësohet interesi i qytetarëve.

Postimi i tij i plotë:

Janë nja ±40 deputetë besnik të koalicionit qeverisës dhe marrin pjesë në seanca ose i bojkotojnë ato sa herë u kërkohet nga liderët e partive qeverisëse.

Janë nja ±45 deputetë të opozitës të cilët janë besnik ndaj partive të tyre dhe marrin pjesë ose i bojkotojnë seancat sipas urdhërit të liderëve të partive.

Janë nja ±10 deputetë të cilët marrin pjesë në seanca ose i bojkotojnë ato varësisht si i marin urdhërat nga Beogradi dhe shefat e nëntokës në veri të Mitrovicës.

Janë nja ±25 deputetë të cilët ja bojnë votat pozitës ose opozitës, varësisht prej pazarit që e nxjerrin për vete, familjet e bizneset e tyre.

Kështu, i zënë në kaps, Kuvendi i Kosovës është shndërru në një cirk i cili më së parku është duke përfaqësu interesat e qytetarëve, funksioni i vetëm i të cilit është me i djeg nja 11.5 milionë euro të taksapaguesve dhe me shërby si kazino për ata deputetë që votën ose prezencën fizike në Kuvend e kushtëzojnë me terminale, poste ambasadorësh, liri nga burgu...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat