Hoti: Nuk u arrit asnjë marrëveshje për seancë, ne s’i kemi numrat

Aktuale

Hoti: Nuk u arrit asnjë marrëveshje për seancë, ne s’i kemi numrat

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:30
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se kushti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të thirr seancën është metodë për të bllokuar punën dhe fjalën e deputetëve.

Hoti u shpreh se ndonëse kanë kaluar dy orë, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur asnjë konkluzion për thirrje të seancës.

Sipas tij opozita nuk i ka numrat për të thirr seancën, dhe siç deklaron ai “po t’i kenë numrat e rrëzojnë Qeverinë“.

Hoti: Asnjë konkluzion nuk u arrit

“Asnjë konkluzion nuk u arrit brenda kryesisë ,ky koalicion qeverisës i ka kapur institucionet e shtetit, seanca e kërkuar nga opozita më datë 4 shtator që u thirr mbrëmë tash as nuk ka vullnet që të caktohet më tutje, normalisht si opozitë ne nuk i kemi votat për kuorumin brenda Kuvendit, ne në momentin që e bëjmë si opozitë ne e rrëzojmë Qeverinë është më se evidente edhe kushti i kryetarit të Kuvendit për të thirr seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga opozita është siguroni 61 vota në sallë, kjo është metodë për të bllokuar punën e Kuvendit, për të marr pengë Kuvendin për të mos lejuar deputetët e Kuvendit që të shprehin vullnetin e tyre përmes një rezolute të thjeshtë“, tha Hoti.

Hoti tutje i ka ftuar të gjithë deputetët që të kryejnë detyrën e tyre për mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit të Kosovës.

Image

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, Veseli me disa propozime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka dalë me disa propozime sot në mbledhjen e Kryesisë

Veseli ka thënë që asnjëra palë të mos e bllokojnë punën e Kuvendit, por që të marrin pjesë aktive në seancë.

Sipas Veselit të vendoset që dy çështjet e ngritura të diskutohen veç e veç dhe të votohen nga deputetët dhe rezultati i votimit të jetë u obligueshëm për të gjitha palët.

Për më shumë shiheni dokumentin me propozime nga ana e Veselit.

Image

***

Është mbledhur Kryesia e Kuvendit për të vendosur lidhur me dy seancat e dështuara për ekipin negociator dhe për rezolutën e opozitës për ndalimin e negocimit të kufijve në dialog me Serbinë.

Në mbledhje janë të gjithë shefat e grupeve parlamentare.

Dështon seanca e Kuvendit, Kryesia mblidhet në orën 14

Seanca e ftuar nga opozita e Kosovës me propozim për votimin e Rezolutës që ia ndalon presidentin Hashim Thaçi dhe cilido qe të dialogojë me Serbinë për territorin e Kosovës, u mbyll.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se aktualisht nuk ka kuorum për të nisur punimet e seancës. AI ka bërë të ditur se në sallë janë vetëm 57 deputetë. 

Media bënë të ditur se deputetja e LDK-së Teuta Rugova dhe Faton Topalli i PSD-së nuk gjenden në seancën e kërkuar nga opozita.

Kryeparlamentari ka ftuar që në orën 14:00 të mblidhet kryesia e Kuvendit.

Drejtpërdrejt nga seanca e Kuvendit të Kosovës

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e kërkuar nga opozita.

Drejtpërdrejt nga holli i Kuvendit

Sot pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e kërkuar nga opozita.

Seanca është pritur të fillojë punimet në ora 10:00, dhe pikë e vetme e rendit të ditës është miratimi i rezolutës për integritetin territorial të Kosovës.

Mbajtja e kësaj seance ka dështuar mbrëmë, pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për të filluar punimet seanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat