Daçiq fajëson Prishtinën për mos kompromis

Aktuale

Daçiq fajëson Prishtinën për mos kompromis

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:43
Ivica Daçiq

Prishtina është pengesa kryesore për të ardhur deri te zgjidhja e kompromisit.

Kështu deklaroi sot shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq dhe shtoi se nuk e di se çfarë mund të presë nga dialogu i nesërm në Bruksel, në të cilin delegacionet e të dyja palëve do t’i udhëheqin presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për mediat serbe ai tha se në Prishtinë mbretëron politika e agonisë dhe se e gjithë Evropa dhe bota bëjnë thirrje që të vijë deri te marrëveshja dhe marrëveshja ligjërisht e obligueshme, ndërsa autoritetet kosovare janë pengesa kryesore për këtë, transmeton KosovaPress.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat