Konjufca: Nëse Haradinaj përleshet me Albinin, Albini e sos

Aktuale

Konjufca: Nëse Haradinaj përleshet me Albinin, Albini e sos

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:04
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

“Nëse përleshet me Albinin rezultati është i qartë, Albini kish pas me sos”, tha deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, pas deklaratës së Ramush Haradinajt se është në gjendje të përleshet fizikisht me Albin Kurtin dhe me personat e tjerë që e quajn hajn.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur shumë i mllefosur me deklaratat e bëra për të nga kundërshtarët e tij politikë, në veçanti nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë kurrsesi që dikush ta ofendojë atë.

“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajn, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se është në gjendje edhe të përleshet fizikisht me këdo që e quan atë hajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat