Konjufca: Kuvendi të shpërbëhet, ka krizë institucionale - Bota Sot
Konjufca: Kuvendi të shpërbëhet, ka krizë institucionale

Aktuale

Konjufca: Kuvendi të shpërbëhet, ka krizë institucionale

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:07
Glauk Konjufca

Ka dështuar edhe sot seanca e thirrur nga opozita për të nxjerr një rezolutë ku ia pamundëson presidentit të Kosovës Hashim Thaçi shkuarjen në Bruksel në bisedime me presidentin e Serbisë.

Kjo pasi që nuk kishte kuorum pasi që në sallë nuk erdhi asnjë deputet nga partitë në pozitë.

Pas ndërprerjes së punimeve nga ana e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se tashmë po bëhet e qartë që Kuvendi nuk po funksionon sepse atë po e bojkoton shumica.

“Kjo  nuk ndodh në asnjë vend të botës, aty ku mazhoranca bojkoton duhet të shpërbehet ai Kuvend. Pushteti nuk ndjehet i sigurt me deputetët e vet. Dje ishte një lojë e Nismës, nuk ishte e sinqertë. Kryeministri nuk e sheh të denjë t’iu përgjigjet nënshkrimeve të deputeteve-identifikojmë krizë institucionale”, tha Konjufca. Sipas tij ky format i dialogut duhet të ndërpritet duke e quajtur dështak presidentin Hashim Thaçi.  “Jo dështaku me shku me na tregu qysh ndahet Kosova”, tha Konjufca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...