Kusari-Lila: Seanca duhet të mbahet dhe të votohet rezoluta

Aktuale

Kusari-Lila: Seanca duhet të mbahet dhe të votohet rezoluta

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:22
Mimoza Kusari-Lila

Për deputeten e Alternativës Mimoza Kusari-Lila barazimi i seancës së ftuar nga Qeveria nga ajo e opozitës nuk mund të bëhet.

Ajo e konsideron neglizhente ikjen e pozitës nga përgjegjësia.

“Është një situatë ku vendi po mbetet peng. Iu bëjmë thirrje deputetëve të jenë në seancë dhe të votohet rezoluta. Duhet të ketë diskutim më të gjerë në spektrin politik në Kosovë  lidhur me dialogun”, tha Kusari-Lila.

Mbajtja e seancës sipas Kusari-Lilës është e domosdoshme mbajtja e seancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat