Konjufca: Thaçi dështoi në procesin e negociatave prej vitit 2011

Aktuale

Konjufca: Thaçi dështoi në procesin e negociatave prej vitit 2011

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:26
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e ka quajtur presidentin Hashim Thaçi të dështuar në procesin e integrimit të serbëve si dhe negociatat me Serbinë, për normalizim raportesh që kanë nisur qysh në vitin 2011.

Për pasojë sipas Konjufcës, Thaçi nuk mund të vazhdojë tutje të përfaqësojë Kosovën në Bruksel duke e quajtur atë “dështak”.

Këto komente, Konjufca i bëri menjëherë pasi u ndërpre seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita me qëllim të miratimit të një rezolute që ndalon Thaçin, që të dialogojë me Serbinë për territorin e Kosovës.

Kjo seancë dështoi pasi që deputetët nga pozita,  si dhe dy deputetë opozitarë Teuta Rugova e LDK-së dhe Faton Topalli i PSD-së, nuk ishin prezent në sallë.

Konjufca: Kur Qeveria bojkoton Parlamentin, ky duhet të shpërbëhet

 “Tash po bëhet e qartë se Kuvendi nuk po funksionon vetëm për një arsye se Qeveria, mazhoranca po e bojkoton seancën e Kuvendit, unë e di plot vende të botës, e ato janë plot, ku opozita bojkoton seancën e parlamentit por unë po e shoh vetëm republikën e Kosovës që mund të ndodh që pushtetit, mazhoranca me bojkotu seancën e Parlamentit. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Unë e di që në çdo vend ku mazhoranca e bojkoton Parlamentin ai parlament duhet me u shpërbe duhet me shku në zgjedhje të reja. Përndryshe nuk ka kuptim, Kosova veç sa po e  thellon krizën institucionale në të cilën ndodhet, Në momentin kur mazhoranca nuk guxon me ardh me u përballë me numrat e opozitës në Kuvend i bjen që pushtetit nuk ndihet i sigurt në numrat e vet”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij pozita është frikësuar se kur opozita të formulojë pikat e saj në mbrojtjeje të territorit të Kosovës edhe deputetët të mazhorancës do të votojnë pro rezolutës. Derisa, e ka quajtur të pasinqertë Nismën Social Demokrate, e cila thirret në mbrojtje të terrorit por nuk shkoi në seancë.

Kur Konjufca u pyet për atë nëse do të pranojnë si opozitë të përfshihen në ekipin negociator që do të shkojnë me Thaçin në Bruksel, ai tha se procesi i dialogimit në këtë format si është nuk duhet të vazhdojë dhe tregoi arsyet pse.

Konjufca: Thaçi i dështuar prej 2011-es, negociatat nuk mund të vazhdojë me këtë format

Jo ne mendojmë Kosova që ajo ka nevojë është me ndërpre këtë format aktual të dialogut  me Serbinë. Sepse këtu jemi para dy përfundimeve, ose procesi prej 2011-es i ashtuquajtur i integrimit të pjesës veriore ka qenë i suksesshëm, dhe nuk ka Kosova me u nda ose nëse ka qenë i dështuar atëherë duhet me i marrë në përgjegjësi këta që kanë qenë në proces, sepse Hashim Thaçi ka qenë prej 2011-es në krye të këtij procesi ka thënë që ky proces po e bashkon Kosovën. Po e shërben strukturat e Serbisë. Këtë proces e kanë shpallë të suksesshëm këta. U integrua AKI-ja, Policia, u integrua drejtësie, gjyqtarët e bënë betimin para Hashim Thaçit, e qysh tash me u nda Kosova pas këtij procesi. Pra duhet me u konstatu që ky proces ka dështu e jo tash ai dështaku me shku me përfaqësua Kosovën. Ne nuk i  bëhemi bisht Hashim Thaçit, është gabim si koncept. Hashim Thaçi duhet me pranu gabimin e vet, duhet me u rishi ku negociatat prej 2011 dhe pastaj me fillu një proces të ri dhe duhet një legjitimitet i ri i institucioneve dhe unë nuk besoj se mund të shkohet me këta njerëz”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij opozita do të mund të kërkojë zgjedhje të jashtëzakonshme shumë shpejtë, duke ditur se kriza politike në Kosovë po shkon duke u thelluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat