Krasniqi: Bojkoti i seancave nuk i bën mirë askujt

Aktuale

Krasniqi: Bojkoti i seancave nuk i bën mirë askujt

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 12:15
Memli Krasniqi

Pas dështimit të mbajtjes së seancës së ftuar nga opozita, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se opozita e ka kuptuar se qasja e njëanshme dhe ajo e bojkotit nuk sjellë asgjë pozitive.

Ai tha se sikur të punonin së bashku pozita dhe opozita, brenda dy ditësh do të arrinin jo vetëm të krijonin një ekip përfaqësues, por edhe platformë të përbashkët.

Ai u shpreh optimist se në mbledhjen e kryesisë do të gjendet zgjidhja për të gjetur gjuhën e përbashkët rreth dialogut me Serbinë që mbahet në Bruksel.

Krasniqi: Bojkoti nuk sjellë asgjë, shpresoj se në mbledhjen e kryesisë do të gjendet zgjidhja

“Bojkoti rëndom sjell bojkot dhe kjo nuk i bënë mirë as institucioneve të vendit, as Kuvendit si institucioni më i lart. S’i bën mirë para së gjithash Kosovës dhe qytetarëve të saj. 55’ Unë shpresoj shumë që në mbledhjen e kryesisë të caktuar në ora 2, do të marrin pjesë të gjithë në mënyrë që të gjejmë gjuhë të përbashkët për të dalë nga kjo situatë absolutisht e papëlqyeshme dhe të shkojmë tutje duke e mandatuar një ekip përfaqësues, duke e miratuar një rezolutë gjithëpërfshirëse, jo që e ka një fjali, por që përcakton edhe bazat e platformës shtetërore të Kosovës në dialogun e Brukselit” , tha Krasniqi.

Sipas tij, besimin për të udhëhequr procesin e dialogut e kanë dhënë qytetarët e Kosovës, me ç’rast theksoi se të gjithë përfaqësuesit e popullit kanë përgjegjësinë e tyre në këtë proces, përgjegjësi për të cilën duhet të jenë të vetëdijshëm të gjithë.

Krasniqi: Procesi i dialogut do të ndodhë, të bashkohet edhe opozita

“Besimin për me udhëheq procesin e japin qytetarët e Republikës të Kosovës. Ata e kanë dhënë besimin kush me udhëheq, institucionet në zgjedhjet parlamentare. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e kanë përgjegjësinë primare, por padyshim për një proces kaq të rëndësishëm të gjithë përfaqësuesit e popullit kanë përgjegjësi... Besojmë se procesi i dialogut do të ndodhë, por Kosova do të jetë shumë më e fuqishme, më e suksesshme në arritjen e qëllimeve të veta nëse shkojmë të bashkuar pozitë e opozitë. Nëse vazhdon qëndrimi refuzues i opozitës dhe ikja nga përgjegjësia për të qenë pjesë e dialogut, atëherë droja ime personale është se Kosova do të dalë më dobët në këtë proces”, u shpreh ai.

Krasniqi shprehi bindjen e tij të plotë se Kuvendi i Kosovës nuk do të pranojë në asnjë mënyrë Asociacionin e komunave serbe që ka kompetenca ekzekutive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat