AAK fton opozitën të bëhen pjesë e Ekipit të unitetit

Aktuale

AAK fton opozitën të bëhen pjesë e Ekipit të unitetit

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 12:28
Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka kërkuar nga partitë opozitare që të bëhen pjesë e Ekipit të Unitetit në mënyrë që në dialogun Kosovë-Serbi, të fitojë Kosova.

Ai shtoi se janë të gatshëm të bashkëpunojnë në mënyrë që mos të shkohet në dialog me Serbinë individualisht, ose në mënyrë të veçantë, andaj sipas Isufit duhet të shkohet në Bruksel si Ekip i Unitetit, i cili përfaqëson popullin e Kosovës.

Isufi: Ftojmë opozitën që të jenë pjesë e Ekipit të Unitetit

“Po shihet që tani ka dallime në mes pozitës e opozitës dhe meqë është caktuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit në orën 14.00, ne ftojmë opozitën që të ulemi bashkë të flasim edhe për ekipin e unitetit në mënyrë që bisedimet dhe dialogu të shkojnë dhe Kosova të fitoj. Po ashtu edhe për platformën jemi të gatshëm bashkëpunojmë, duke qenë të bashkuar si Kosovë. Normalisht që ne kërkojmë që ekipi I unitetit të aprovohet në Parlamentin e Kosovës, sepse kemi thënë qysh në fillim se jemi të gatshëm që Ekipi t’i jap llogari parlamentit të Kosovës si institucioni më I lartë I shtetit dhe sa herë të zhvillohen bisedimet ën Bruksel, të raportojnë ën parlament dhe kjo është mënyra më e mirë edhe për opozitën që në një farë mënyrë llogaridhënia të jetë e plotë e atyre që bisedojnë”, ka thënë Isufi.

Sipas tij, mos marrëveshjet janë më shumë të karakterit të ngushtë politik, sepse pozita është për platformën dhe Ekipin e Unitetit, dhe siç tha ai opozita që nuk po i pranon këto dy tema kanë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat