Gecaj fton Ismajlin dhe Tahirin në debat publik, kërkon nga Haradinaj ti rrahë zyrtarët e PDK-së

Aktuale

Gecaj fton Ismajlin dhe Tahirin në debat publik, kërkon nga Haradinaj ti rrahë zyrtarët e PDK-së

Nga: N.A Më: 6 shtator 2018 Në ora: 13:11
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ,Bajram Gecaj përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj akuzave që i bënë ministrat Abelard Tahiri dhe Uran Ismaili, kundrejt ish kryeministri Isa Mustafa.

Tutje Gecaj ka ftuar edhe ministrat Ismali dhe Tahiri në debat publik për të folur rreth kësaj cështje.

Zyrtari i LDK-së ,Bajram Gecaj ka theksuar se Mustafa e gjeti të gatshëm asociacionin ku në atë kohë e kishte nënshkruar Thaçi.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

TI NDAJMË FAKTET NGA PROPAGANDA!

Ministrat Ismaili dhe Tahiri paskan marrë “hyxhymin” e radhës kundër Isa Mustafës e LDK-së, duke përsëritur të pavërtetat e shefave të tyre, Presidentit Thaçi dhe Kryeparlamentarit Veseli. Dhe këtë e bëjnë kryekëput nga inati dhe zemërimi pse edhe një herë LDK nuk u pajtua me veprime skajshmërisht të dëmshme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Natyrisht që, për dallim nga Kryeministri Haradinaj, Kryeministri Mustafa kishte marrë mbi supet e veta obligimet e tij shtetërore e kushtetuese, duke përfshirë edhe çeshtjet e mëdha dhe të veshtira si dialogu, demarkacioni e asociacioni. Megjithatë, asociacioni është dhe do të mbetet kryesisht krijesë e Hashim Thaçit, pasi që ishte ai që e nënshkroi marrëveshjen e parë si dhe ishte pjesë substanciale e marrëveshjes së dytë, e për çka unë personalisht jam dëshmitar okular. Për të sqaruar gjithë historikun e asociacionit si dhe akuzat e pambështetura të tyre, i ftoi për debat publik në cilindo televizion ministrat Ismaili dhe Tahiri, natyrisht nëse e kanë guximin e nevojshëm!

P. S. Kryeministrin Ramush Haradinaj e ftoi të filloi t’i “rrahë” fillimisht zyrtarët e lartë të PDK-së, pasi që hajnia është akuza më e butë të cilën ia bëjnë të njëjtit, si në bisedat me ne, ashtu edhe me miqtë ndërkombëtarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat