Agim Veliut të LDK-së s'i pëlqejnë protestat: Nuk është momenti tash

Aktuale

Agim Veliut të LDK-së s'i pëlqejnë protestat: Nuk është momenti tash

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 15:07
Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se nuk është momenti i duhur të organizohet protestë masive dhe s’e rruga nuk është zgjidhje. Këtë qëndrim Veliu e dha menjëherë pas thirrjes së Vetëvendosjes për organizimin e një proteste të madhe për shkak të zhvillimeve të fundit.

 “Nuk e besoj që zgjidhet me protesta. Duhet të punojmë m’i forcu institucionet, duhet m’i kry punët brenda. Bile për problemet aktuale rruga nuk është zgjidhje”, tha Veliu.

Sidoqoftë Veliu konsideron se tani nuk është mometi për të organizuar protestë.

“Ne çdo situatë që krijohet e diskutojmë në Kryesi pastaj vendosim. Por  nuk e besoj që është moment  i mirë me organizu tash protesta”, tha ai.

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të organizojnë një protestë të përbashkët. Kjo për shkak të zhvillimeve të fundit që po ndodhin në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat