Sejdiu: Dialogu duhet të kthehet në Kuvend

Aktuale

Sejdiu: Dialogu duhet të kthehet në Kuvend

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 15:48
Dardan Sejdiu

(E plotësuar) - Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se propozimet që ka bërë kryetari i Kuvendit gjatë mbledhjes janë proceduralisht të pamundshme.

Veseli ka thënë që asnjëra palë të mos e bllokojnë punën e Kuvendit, por që të marrin pjesë aktive në seancë.

Sipas Veselit të vendoset që dy çështjet e ngritura të diskutohen veç e veç dhe të votohen nga deputetët dhe rezultati i votimit të jetë u obligueshëm për të gjitha palët.

Sipas Sejdiut, edhe në mbledhjen e sotme të kryesisë u panë qëndrimet e kundërta të pozitësh dhe opozitës dhe mungesa  e konsensusit për të kthyer dialogun në Kuvend.

Sejdiu: Kuvendi i Kosovës është në situatë ku nuk mund të diskutojë për dialogun

“Është për keqardhje që kryeministri i Republikës së Kosovës me seancën që ka thirrur në ora 9 ka shkaktuar një situatë në të cilën Kuvendi i Republikës së Kosovës fatkeqësisht nuk mund të diskutojë mbi rrugën përpara sa i përket dialogut me Serbinë. Unë e potencova edhe njëherë në mbledhje të kryesisë së kuvendit, pozicionin e qartë të Partisë Social Demokrate, që dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit dhe janë katër pika fundamentale që duhet plotësu në mënyrë që të kemi një konsensus nacionalë sa i përket kësaj teme me rëndësi. Fatkeqësisht është i vetmi subjekt që po jep propozime konkrete për të dalë prej këtij qorrsokaku. E kemi thënë më 20 korrik, e kemi ripotencu edhe sot po e ripotencojë sot edhe njëherë. Platforma bëhet në Kuvend me dy të tretat e votave, pas platformës bëhet me dy të tretat e votave ekipi negociator, ndërtohet një komision i Kuvendit i cili e mbikëqyr këtë dialog. Në fu nd përsëri me dy të tretat e votave aprovohet çdolloj marrëveshje”, ka thënë Sejdiu.

 Ai tha se vendi ka nevojë për konsensus e ky nuk ndërtohet me inate dhe hidhërime.

Sejdiu: Duhet konsensus dhe tejkalim i inateve personale

“Duhet t’i tejkalojmë inatet dhe idhnimet, duhet të kthehemi në Kuvend, të votojmë Rezolutën që e ka propozu opozita e që është fare e thjeshtë, është hap i parë e i domosdoshëm  dhe qel rrugë për ndërtimin e një platforme nacionale për dialog. Fatkeqësisht në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pozicionet janë ato që kanë qenë deri më tash, nuk po ipen propozime konkrete...Kryetari i Kuvendit propozoi dy gjëra që proceduralisht janë të pamundshme. Procedurat e Kuvendit janë të qarat duhet të mbahet seanca, duhet të votohet diçka dhe të vazhdojmë me seancën tjetër. Dhe proceduralisht nuk mund të ecim përpara para se me përfundu një seancë, me një tjetër”, tha ai.

Megjithatë Sejdiu ka thënë se ka inate edhe brenda përbrenda opozitës. Ai tha se Kuvendi duhet ti marrë “dyzginat” e dialogut e mos ti lejohet individëve të udhëheqin një proces të rëndësishëm për Kosovën si dialogun me Serbinë.

I pyetur nëse do të marrin pjesë në protestat e paralajmëruara nga Vetëvendosje, e cila tha se do ta ftojë edhe LDK-në në organizim, Sejdiu ka thënë se ende nuk di nëse do të marrin pjesë në protesta të opozitës.

***

Deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu tha pas mbledhjes së Kryesisë se është për keqardhje që kryeministri me seancën e re që e ka thirr ka krijuar një situatë në të cilën Kuvendi nuk mund të diskutojë në rrugën përpara sa i përket dialogut.

“Dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit. Pushteti po bllokon seancën e opozitës, po e pamundëson funksionimin  e Kuvendit. Platforma duhet të votohet me dy të tretat, vendi ka nevojë për konsensus. Nuk ka interesim të jepen propozime konkrete-PSD  është e vetmja që ka propozime konkrete”, tha Sejdiu.

Sipas tij presidenti Hashim Thaçi nuk ka mundësi as kompetencë të flas për territore.

“Me një platformë nacionale duke e kthyer dialogun në Kuvend, do ta spostojmë presidentin. Rruga e vetme është dialogu në kuvend. Ndërkëmbëz e dobët ajo që e bëri kryeministri me thirrjen e seancës së re”, tha deputeti Sejdiu.

"Kuvendi t'i marr dyzginat e dialogut", tha ai.

Sejdiu tha se nuk ka kuptim të imponohen emrat pa ekzistencë te platformës. "Për çfarë do të flas Limaj atje? A kemi platformë? Nuk bëhet diskutimi kështu. Hapi parë është platforma ke dy të tratat, kur e kemi platformën e dërgojmë ekipin. Nuk bëhet ky muhabet prej bishti por prej kokës.", tha ai. Për protesta tha se nuk e di a do të ketë por që ato janë e drejtë legjitime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat