Krasniqi: Është një betonim refuzues dhe bllokues nga opozita

Aktuale

Krasniqi: Është një betonim refuzues dhe bllokues nga opozita

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 16:35
Memli Krasniqi

(E plotësuar) - Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë tha se i vjen keq që edhe pas më shumë se dy orë në mbledhjen e Kryesisë në asnjë mënyrë opozita nuk u pajtua me asnjë prej propozimeve të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, e as të përfaqësuesve të koalicionit që të gjindet një rrugëdalje dhe një pajtueshmëri për të mbajtur seancat e jashtëzakonshme.

Ai tha se është një betonim i pozicionit refuzues dhe bllokues,  dhe duket sipas tij, që s’ka vullnet për të gjetur një zgjidhje për unifikim.

Krasniqi: Qasja e bllokuar dhe bojkotuese do të vazhdojë

“Nga ana e tyre(opozitës) qasja bllokuese dhe bojkotuese do të vazhdojë, por kjo nuk do të thotë që ne s’do të vazhdojmë punën. Kryesia e kuvendit tashmë ka përcaktuar fillimin e sezonit ashtu siç parashihet me Kushtetutë nga java e dytë e muajit shtator me seancë të rregullt për të shqyrtuar dhe votuar pikat e mbetura nga seanca e kaluar që janë rreth 40. Ndërsa, për sa  i përket dy seancave të jashtëzakonshme, unë besoj që në pajtim me propozuesit ato edhe do të caktohen, ndoshta në ditët në vijim… Një prej propozimeve tona ka qenë që t’i fuzionojmë në një seancë pikat e diskutimit, pra, që të diskutojmë edhe për platformën edhe për Ekipin. Edhe për vijat e kuqe, dhe për të gjitha çështjet, që të harmonizojmë një rezolutë gjithëpërfshirëse, e cila do të ishte qëndrim I Kuvendit të Kosovës, e kanë refuzuar”, ka thënë Krasniqi.

***

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi kritikoi opozitën e cila sipas tij nuk u pajtua me asnjë propozim.

Sipas Krasniqit qasja e tyre është bllokuese.

“Nuk u pajtuan as me propozimet e kryetarit as të pozitës. Kjo po i bllokon institucionet që të arrijnë një unifikim për të shkuar në dialog. Nëse këto seanca nuk mbahen vazhdojmë me ato të rregullta”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat