A po frikësohet Agim Veliu nga SHIK-u pasi refuzoi protestat e thirrura nga Vetëvendosja?

Aktuale

A po frikësohet Agim Veliu nga SHIK-u pasi refuzoi protestat e thirrura nga Vetëvendosja?

Nga: D.RR Më: 6 shtator 2018 Në ora: 17:04
Agim Veliu

Sot Lëvizja Vetëvendosje i bëri ftesë Lidhjes Demokratike që të kenë unitet për protesta që sipas Vetëvendosjes, shumë shpejt do të mbahen.

Mirëpo nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se nuk është koha për protesta, duke vënë në dyshim pranimin e ftesës nga Vetëvendosja.

E për këtë ka reaguar ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Agim Veliu është sulmuar njëherë nga SHIK-u dhe për këtë arsye nuk guxon t’ua prish “tymin e duhanit”.

Postimi i plotë:

“Nuk e besoj që zgjidhet me protesta. Duhet të punojmë m’i forcu institucionet, duhet m’i kry punët brenda. Bile për problemet aktuale rruga nuk është zgjidhje”, tha Veliu.
.........................

Mirë e ki valla Gimo se niher veq ta kan pas perzhit pak bo... SHIK_u me plumba të kallashnikovit e tjetër her me jav prish (timin e duhani) ju vrasin krejt ma mir rri urt e but siq po rrin nga atëher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat