Veseli: Kosova nuk ndahet, konsensusi arrihet sapo të qetësohen gjakrat

Aktuale

Veseli: Kosova nuk ndahet, konsensusi arrihet sapo të qetësohen gjakrat

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 17:23
Kadri Veseli

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli thotë se Kosova nuk do të ndahet me asnjë çmim.

Sipas tij, sapo të qetësohen gjakrat, do arrihet një konsensus për dialogun, ndërsa më 13 shtator në sesionin vjeshtor të Kuvendit tha se në rend dite është një rezolutë që në një far mënyre ofron një zgjidhje për këtë çështje.

Pas mbledhjes së Kryesisë Veseli ka folur edhe për Asociacionin e komunave serbe, ku me shumë bindje tha se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Veseli: Kosova nuk ndahet, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

“Kosova është një, është shtet, qytetarë, shqiptarët janë 92 përqind  është shtet i shenjtë, nuk ndahet në asnjë çmim.  Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, asnjëherë, janë qëndrime shumë të pastra deri në momentin që qetësohen gjakrat dhe do kemi një rezolutë të përbashkët”, ka thënë ai.

Më 13 shtator, sipas Veselit do të jetë në rend dite propozimi i PSD-së për rezolutë për dialogun, që sipas tij, ajo do ofrojë një zgjidhje.

Veseli tha se shpejt do arrihet konsensus.

Veseli: Jemi në rrugën e duhur, do arrihet konsensus nacional

“Jemi në rrugë të duhur, pavarësisht deklaratave që dëgjoni, atë që dua të përçoj te qytetarët, do të arrihet konsensus nacional, do të kemi unitet në ballafaqimin tonë me Serbinë si shtet i pavarur dhe sovran, pavarësisht  se në momentet aktuale ende na duhet kohë dhe dua të përçoj këtë mesazh: krejt ajo çka do të ndodh në Kuvendin e Kosovës, do të varet nga ju qytetarë të nderuar të Republikës sonë, për vet faktin se ende ka shpresa se ndarja mund të krijojë premisa përparësie për ndonjë parti politike për aq sa edhe manipulimi me fjalorin politik, që nuk dua ta përmendi se është i rëndë që e keni dëgjuar nga opozita”, tha Veseli.

E më 13 shtator kur fillon sesioni vjeshtor iu Kuvendit, në rend dite do të jenë 40 pika të rendit të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat