Publikohet lista e kandidatëve për testin me shkrim në Policinë e Kosovës

Aktuale

Publikohet lista e kandidatëve për testin me shkrim në Policinë e Kosovës

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 18:35
Ilustrim

Policia e Kosovës, informon të gjithë aplikantet të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik të shpallur më 16 prill 2018 deri më 10 maj 2018, për zyrtar policor, dhe njeherit ftohen që t’i nënshtrohen testimit me shkrim i cili do të mbahet në nivel të drejtorive rajonale të Policisë së Kosovës më datat 15 dhe 16 shtator 2018.

Policia e Kosovës njofton kandidatët, se nga lista duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e testimit me shkrim 60 minuta (një orë) para fillimit të testimit.

Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit me shkrim duhet të kenë me vete:

1. Numrin e aplikacionit (shih në listat e shpallura),

2. Letërnjoftimin ,

3. Laps-kimik me ngjyrë të kaltër.

Kandidatet ditën e zhvillimit te testimit me shkrim nuk lejohen te përdorin pajisje të teknologjisë informative, siç janë telefonat mobil, kalkulator etj. Çdo tentim i përdorimit të këtyre pajisjeve dhe tentimi i kopjimit do të pasojë me diskualifikim të menjëhershëm nga procesi i testimit.

Çka duhet të dini për testimin me shkrim:

Testi me shkrim përbëhet nga 100 pyetje dhe është i dizajnuar të vlerësojë kandidatin në fushën e njohurive të përgjithshme (40%), gramatikë (30% ) si dhe matematikë (30%).

Rezultati minimal i kërkuar për të kaluar testin është 70% të përgjigjeve nga testi.

Testi me shkrim zgjatë 150 minuta ( dy ore e tridhjetë minuta ) në interval kohor.

Kandidatet të cilët e kalojnë me sukses testin me shkrim (minimumi 70%), e fitojnë të drejtën për t’iu nënshtruar testit fizik.

Nëse kandidati dështon në këtë fazë të testimit, ai/ajo nuk ka të drejtë të vazhdojë në fazat tjera dhe nuk i lejohet përsëritja e testit.

Të gjithë kandidatët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen në zyrat e Personelit në Drejtoritë Rajonale të Policisë.

Për çdo fazë të testimit, rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe informatat për vendin, datën dhe kohën e mbajtjes së testimit me shkrim e cila tanimë është publikuar ne:  www.kosovopolice.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat