Ja çka pritet të ndodhë nga takimi i nesërm në Bruksel?

Aktuale

Ja çka pritet të ndodhë nga takimi i nesërm në Bruksel?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 6 shtator 2018 Në ora: 19:58
Thaçi, Mogherini, Vuçiç

Takimi i nesërm në kuadër të bisedimeve në Bruksel ndërmjet presidentit të Kosovës,Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili do të përcillet nga Federica Mogherini do të jetë një hap i ri në kërkim të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Ky takim do mbahet në një periudhë kur janë ngritur debatet që përfshijnë idetë për ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve.

Image
Ali Hertica

Analisti politik, Ali Hertica thotë se, të kryetarët e shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç do të rishikojnë progresin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve.

“Unë besoj që nuk do të lëvizin asnjëri nga pozicionet e reja, sepse edhe Thaçi thuaje është i dekoncentruar nga situata dhe mos besimi i qytetarëve dhe i opozitës në këtë takim edhe pse kinse është një grup i unitetit të cilit nuk do të ketë fare peshën e vet politike e diplomatike”, thotë Hertica për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia kanë një demarkim mbi 400 kilometra ku do të ketë shumë tensione.

“Ky fillim i Thaçit do të sjellë edhe një përkeqësim të situatës në Kosovë nga padituria e tij politike. Mosfunksionalizim i asnjë platforme politike nga opozita dhe shoqëria civile ku pas çdo marrëveshje do të jetë një destabilizim i situatës në Kosovë e që mundet me ardhë edhe nga një tensionim qytetar”, thekson ai.

Hertica shton se, Kosova ka hyrë në fazën përfundimtare të dialogut në nivelin më të lartë politik.

“Në këtë mënyrë do të përmbyllet ky proces me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve. Por, kjo nuk do të ndodh nga kjo qeveri e cila po thuajse e ka degradu shtetësinë e Kosovës duke e copëtuar dhe tani do ta tjetërson shtetësinë. Nga ky takim nuk do të pritet asgjë pozitive për Kosovën dhe qytetarët, vetëm sa do të shtoj tensionimet e paparashikueshme”, përfundon Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat