Ekskluzive: Vetëvendosja presion LDK-së për protesta, ata vetë nuk janë të gatshëm

Aktuale

Ekskluzive: Vetëvendosja presion LDK-së për protesta, ata vetë nuk janë të gatshëm

Nga: D.RR Më: 6 shtator 2018 Në ora: 21:35
Protestë e kaluar në Prishtinë

Sot gjatë ditës Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate e ftoi Lidhjen Demokratike për një unitet që së bashku të organizojnë protesta gjithëpopullore kundër qeverisë.

Mirëpo, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu deklaroi se partia e tij nuk e sheh momentin për protesta dhe për të dalë në rrugë, sepse ka shumë punë dhe probleme që duhet të zgjidhen ndryshe.

Por, siç merr vesh “Bota sot” nga burime brenda Vetëvendosjes, këta të fundit nuk do të organizojnë protesta nëse LDK-ja nuk bashkëngjitet.

“E kemi problem pa LDK-në. Nuk jemi të sigurt se ne të vetëm mund t’ia dalim në protesta nëse nuk merr pjesë edhe LDK”, thonë burimet për "Bota sot".

Sipas tyre, Vetëvendosja është në negociata ende me LDK-në, duke i bërë presion që të marrin pjesë në protesta.

“Jemi duke iu bërë vazhdimisht presion LDK-së që të bashkohet në këto protesta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat