Thaçi: As Trepça dhe as Gazivoda me asnjë çmim nuk do të ndahen nga Kosova

Aktuale

Thaçi: As Trepça dhe as Gazivoda me asnjë çmim nuk do të ndahen nga Kosova

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 21:40
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të lejon ndarje të Kosovës, as shkëmbim të territoreve dhe nuk do të lejojë me një asnjë çmim “Republikë serbska”.

Thaçi në një intervistë me Blendi Fefziu për emisionin Oponion, tha se marrëveshja që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë e koordinuar 100 për qind me SHBA-të dhe BE-në, dhe me përfaqësuesit politik të Kosovës, si dhe do të ketë referendum, ku qytetarët do të do të vendosin me referendum për marrëveshjen.

“A jeni që Kosova që të anëtarësohet në NATO, BE, OKB dhe në institucione tjera ndërkombëtare? Po dhe Jo”, sqaroi Thaçi për tekstin që do të jetë në referendum.

Ai ka lavdëruar qeverinë e Maqedonisë për suksesin që ka arritur me ndryshimin e emrit dhe me hapat tjerë që ka ndërmarr, pasi ky shtet po bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Duke folur për marrëveshjen, ai tha se “do të jetë marrëveshje obligative ndërkombëtare për njohje të dy vendeve. Do të ruhet shpirti multietnik dhe heqja e vetes ruse nga Këshilli i Sigurimit dhe do të sillte njohje të 80 shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ia dhe shtoi se ka biseduar për me kryeministrin rus Medvedev, po ashtu ai ka pohuar se do të bisedonte me kënaqësi me presidentin rus, Putin, pasi sipas tij, ky takim do të ishte përparësi për Kosovën.

“Nuk do të lejoj ndarje të Kosovës, shkëmbim të territoreve dhe nuk do të lejoj me asnjë çmim një “Republikë serbgska. As Trepça dhe as Gazivoda me asnjë çmim nuk do të ndahen nga Kosova”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat