Thaçi: Do të paraqes në Bruksel idenë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Aktuale

Thaçi: Do të paraqes në Bruksel idenë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 21:54
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të përfshihen si tërësi në bashkimin me Kosovën.

Thaçi në një intervistë me Blendi Fefziu për emisionin Opinion, tha se mbi 90 për qind e qytetarëve në janë Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë në favor të bashkimit me Kosovën, po ashtu ai tha se mbi 90 për qind e popullatës në Kosovë do të përkrahin në referendum marrëveshjen.

Ai po ashtu tha se në takimin e ardhshëm do të do të paraqet në Bruksel idenë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ai theksoi se SHBA dhe BE janë aktor në krijimin e kushteve më të lehta në negociata.

Ai po ashtu theksoi se për idenë e tij nuk ka biseduar me përfaqësuesit zyrtarë të Shqipërisë, përveç me presidentin Ilir Meta, me të cilin ka diskutuar pas varrimit të veprimtarit Adem Demaçi.

Ai po ashtu sugjeroi Shqipërinë që të arrijë marrëveshje me Greqinë për ujërat, pasi në të kundërtën Shqipërinë do ta mbante peng të integrimit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat