Reagojnë nga Vetëvendosja: Mendja dhe dija e Albinit është më e fortë se muskujt e Haradinajt - Bota Sot
Reagojnë nga Vetëvendosja: Mendja dhe dija e Albinit është më e fortë se muskujt e Haradinajt

Aktuale

Reagojnë nga Vetëvendosja: Mendja dhe dija e Albinit është më e fortë se muskujt e Haradinajt

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 6 shtator 2018 Në ora: 22:11
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj me një gjuhë vulgare iu drejtuar publikisht kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, duke thënë se është i gatshëm të përleshet edhe fizikisht me të.

E për këtë po reagon Lëvizja Vetëvendosje, respektivisht deputetja e kësaj partie, Drita Millaku, i cila për “Bota sot” tha se Haradinajt në momentin që i rrezikohet pozita, fillon të dal në origjinën e vet si lojtarë i sporteve të rënda.

Image
Drita Millaku

Po shihet shumë qartë se Ramushit në momentin që i rrezikohet pozita fillon me dal në origjinën e vet prej lojtar i sporteve të rënda. Këta Komandantë mendojnë se me luftën që kanë bërë (dhe atë nëse e kanë bërë) mendojnë se Kosova është pronë e tyre”, thotë Millaku.

Ajo shton më tej se mendja dhe dija e Albinit është më e fort se muskujt e Ramush Haradinajt, i cili sipas saj, e dinë se shumë shpejt qeveria e tij do të rrëzohet.

“Megjithatë mendja dhe dija e Albinit është më e fort se muskujt e Ramushit. Ai e din se shumë shpejt kjo qeveri do të bie dhe se karriera e tij politike do të merr fund ashtu sikur edhe matrapazëve tjerë në qeveri”, ka theksuar deputetja e VV-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...