Presidenti Thaçi ka takuar përfaqësuesit e LDK-së

Aktuale

Presidenti Thaçi ka takuar përfaqësuesit e LDK-së

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 22:33
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se sot është takuar me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Presidenti Thaçi në një intervistë me Blendi Fefziu për emisionin Opinion, duke folur për idenë e tij për korrigjim të kufijve, ka deklaruar se  sot është takuar me përfaqësuesit e LDK-së, ndërsa sipas tij ideja e tij ka marrë mbështetje edhe nga Akademia e Shkencave të Kosovës.

Ai ka sulmuar ata që janë për mbrojtjen e kufijve të tanishëm dhe kundër bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, për të cilët kufij thotë se u përcaktuan nga Tito dhe Rankoviqi, për t’ia ndryshuar strukturën etnike Kosovës.

“Ku do që jenë shqiptarët në krejt hapësirat e Ballkanit, nuk janë kufij të vullnetit të shqiptarëve. Shqipëria aktuale nuk janë të vullnetit të shqiptarëve. Kufijtë e Kosovë nuk janë të vullnetit të shqiptarëve. 1956-1959, Tito dhe Rankoviqi për me ndryshuar strukturën e shqiptarëve për me ia ndryshuar strukturën etnike Kosovës, ia kanë bashku Zveçanin, Leposaviçin dhe Leshakun Kosovës”, tha ai.

Ai ishte i rezervuar për atë se çka do të bisedohet nesër në Bruksel, por ka thënë se aty do të shpaloset edhe çështja e të pagjeturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat