Konjufca: Hashim Thaçi na ka ngulitur në kokë se nëse preket veriu, bëhet luftë

Aktuale

Konjufca: Hashim Thaçi na ka ngulitur në kokë se nëse preket veriu, bëhet luftë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 23:09
Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se ndaj Serbisë do të duhet të vendoset reciprocitet politik dhe ekonomik.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini duke prezantuar planin e Vetëvendosjes për veriun e Kosovës ka deklaruar se të gjithë na kanë thënë se ne kemi integritet territorial.

“Nëse nuk e shtrijmë sovranitetin edhe në veri, s’po del të jetë e vërtet se ne kemi integritet territorial ashtu si na kanë njohur miqtë tanë ndërkombëtar”.

Konjufca ka thënë se duhet të sqarohemi nëse veriu është pjesë e Kosovës, e nëse e pranojmë se është pjesë e jona atje duhet të sundoj rendi dhe ligji.

“Prandaj, ne duhet të sqarohemi nëse veriu është pjesë e Kosovës. E nëse është pjesë e jona atëherë atje duhet të sundoj rendi dhe ligji. Rendi dhe ligji dihet me çfarë metoda funksionojnë”, tha ai.

Ai ka thënë se organet e sigurisë duhet të veprojnë në atë pjesë të Kosovës.

“Çdo kush që e shkel ligjin në atë pjesë të Kosovës duhet të përballet me shtetin e Kosovës”.

Përmendja e shtrirjes së sovranitetit sipas Konjufcës mund të sjellë kërcënime për luftë, por këto shantazhe nuk duhet pranuar tha ai.

“Dikush mundet me të kërcënua se kështu bëhet luftë. Ti nuk duhet pranuar këtë shantazh, sepse bëhesh si Hashim Thaçi”.

Deputeti opozitar ka thënë se Hashim Thaçit e ka bindë popullin idetë se nëse provohet shtrirja e sovranitetit në veri bëhet luftë.

“Me shprehje të tipit nuk mundim, është vështirë… A po e sheh që na ka fut në kokë këto koncepte. Ky është demi më i madh i Hashim Thaçit që e ka bindë popullin më këto ide”, ka deklaruar më tej shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat