Vuçiq nuk pranon të takojë Thaçin, Mogherini tregon kur do të ndodhë takimi i radhës - Bota Sot
Vuçiq nuk pranon të takojë Thaçin, Mogherini tregon kur do të ndodhë takimi i radhës

Aktuale

Vuçiq nuk pranon të takojë Thaçin, Mogherini tregon kur do të ndodhë takimi i radhës

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 07:50
Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, brenda dy javësh.

Edhe pse ishte paraparë një takim i tyre sot, me lehtësim të Bashkimit Evropian, Serbia anuloi takimin trepalësh duke u takuar vetëm me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Takim me Mogherinin pati edhe Thaçi.

Pas takimeve të ndara, Mogherini njoftoi zyrtarisht se do t’i mbledhë liderët në një takim të ri para Javës së Takimeve të Ministrave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. E, kjo asamble nis më 18 shtator.

Vuçiq nuk pranon ta takojë, Thaçi thotë se ai nuk e bojkotoi takimin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe një herë i ka quajtur takime të rënda ato me delegacionin serb në Kosovë. Ani pse nuk u takua me presidentin serb, por vetëm me përfaqësuesen Federica Mogherini, Thaçi nuk pranoi se Aleksandër Vuçiq ka bojkotuar takimin, por tha që sot kanë negociuar përmes Mogherinit.

Pas takimit me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, para gazetarëve, presidenti i Kosovës tha se kanë konstatuar që dallimet janë shumë të thella dhe se vazhdojnë të jenë në pozicione shumë të largëta me palën serbe.

Thaçi: nuk vlerësoj që ka ndodh bojkot nga ana Vuçiqit

“Unë nuk vlerësoj që ka ndodh bojkot por e di që dallimet, zakonisht ne këtu takohemi në Bruksel fillimisht në rrafshin bilateral Kosova me zonjën Mogherini, gjithashtu Serbia me zonjën Mogherini, me ekipën e saj, prandaj ka ndodh edhe tash, e pastaj ndodhin takimet në rrafshin trilateral. Ne sot kemi dialoguar dhe negociuar përmes zonjën Mogherini që ka qenë edhe më herët procedurë dhe praktikë, por kemi konstatuar se dallimet janë shumë të thella dhe jemi në pozicione shumë të largëta, për këtë arsye ka mbet që të punohet në substancën e angazhimeve ideve tona në mënyrë që të kemi një rrethanë në ditët e ardhshme, pra në të ardhmen e afërt të takimeve që të kemi progres më të prekshëm”, ka thënë ai.

Presidenti i Kosovës tha se gjërat po bëhen edhe më të vështira dhe vështirësitë për arritjen e marrëveshjes veç po rriten meqë mospajtimet veç po thellohen.

Thaçi: Vështirësitë janë të mëdha e dallimet shumë të thella

“Ajo që mund të them është kjo se çdo takim që po ndodh po kupton gjithnjë më tepër që vështirësitë veç sa po rriten për arritjen e marrëveshjes mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Gjërat po bëhen edhe më të vështira për arsye se mospajtimet po thellohen dhe dallimet po shfaqen, edhe pse sot kemi diskutuar vetëm përmes zonjës Moghreni, kuptohet dhe ato shfaqje të dallimeve të mëdha kanë ndikuar që të jemi në këtë fazë të reflektimit për vazhdimin e mëtutjeshëm. Këto takime janë shumë të rënda, shumë të vështira, pothuajse, me gjasa teorike për arritjen e ndonjë marrëveshje, por konstatojmë se dialogu dhe negociatat duhet të vazhdojnë dhe të ketë takime në të ardhmen. Vështirësitë janë shumë të mëdha, pengesat janë shumë të mëdha, dallimet janë shumë të thella, por rrugëtimi dhe dialogu për paqe, stabilitet, dhe fqinjësi të mirë nuk ka alternativë”, tha ai.

Thaçi tha se çështja e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjidhet brenda ditësh, javësh apo muajsh, meqë siç tha ai, është konflikt më tepër se një shekullor.

Ndërsa për vizitën e presidentit serb të paralajmëruar se mund të bëhet në fundjavë, Thaçi tha se respektojnë vizitën e secilit, por nuk lejojnë cenimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Thaçi: Nuk e poshtërojmë askënd por nuk lejojmë cenimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës

“Sa i përket vizitës, Kosova i ka institucionet e veta kredibile, jemi vend i pavarur dhe sovran, do të respektohet në përpikmëri intinerari  i lejuar për vizitën e presidentit të Serbisë, në Republikën e Kosovës, as më pak e as më shumë. Ne respektojmë secilin, nuk dëshirojmë të poshtërojmë askënd por nuk lejojmë cenimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës. Zyrtarët serb, duke përfshi edhe presidentin Vuqiq, kanë vizituar Kosovën edhe më herët, me lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës, e kemi dhënë lejen edhe për vizitën gjatë vikendin, dhe çdo herë që kërkohet ndonjë leje për të vizituar komunitetin serb do të ketë mirëkuptim sepse shohim se është e nevojshme një komunikim i tillë për dërgimin e mesazheve të paqes, shpresës dhe optimizmit”, tha ai.

Thaçi shtoi se nuk ka hapësirë për kërcënime, tragjedi, luftë e zhvendosje të popujve, sipas tij, marrëveshja Kosovë-Serbi mund të vonohet por do të arrihet, dhe se të dy presidentët janë pajtuar të vazhdojnë projektin, që ai e quajti madhor, të paqes dhe stabilitetit për fqinjësi të mirë.

Presidenti i Kosovës tha se ka filluar debatin e brendshëm në Kosovë dhe shpreson që në fund do të ketë reflektim nga të gjithë për arritje të marrëveshjes definitive, që siç tha ai, nënkupton njohjen reciproke dhe demarkimin e 430 kilometrave të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Thaçit, marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të aprovohet përmes referendumit në Kosovë dhe vullnetit të tyre dhe Parlamentit të Kosovës.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar se nuk beson që ka ndodhur bojkot nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Thaçi tha se sot kanë ndodhur takimet me Frederica Mogherini dhe pastaj ndodhin takimet tritareteral.

“Sot kanë dialogur përmes zonjës Mogherini që ka qenë edhe më herët procedur dhe praktikë por është konstatuar që dallimet shumë të thella dhe jemi në pozicione shumë të largëta, për këtë arsye ka mbetur që të punohet në substancën e angazhimeve dhe ideve tona në mënyrë që në ditët e ardhshme të kemi një progres më të prekshëm, pra ka pas pajtim në mes meje dhe Vuçiqit që këto dallime t’i kalojmë në ditët e ardhshme  dhe jo në ballafaqime nga distanca por në mirëkuptimin e delegacioneve me lehtësimin e bashkimit Evropian”, tha ai.

Image

Sipas tij, marrëveshja Kosovë Serbi do të miratohet nëpërmjet referendumit të qytetarëve në Kosovë.

Anulimi i takimit Thaçi-Vuçiç, deklarohet Pacolli 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duhet pasur arsye për të vizituar Ujmanin në Kosovë.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, pas takimit që ai dhe presidenti Thaçi patën me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini, në Bruksel.

Image

Ani pse fillimisht Vuçiqit i është lejuar vizita në Kosovë, Pacolli shtoi se ai duhet të arsyetojë vizitën e tij në Ujman.

Tutje, zëvendëskryeministri i Kosovës shprehi habinë e tij lidhur me dëshirën e Vuçiqit për të vizituar Ujmanin, duke thënë se nuk e kupton qëllimin e kësaj pasi që sipas tij, në Ujman nuk ka asgjë për të vizituar. Ndryshe, Pacolli u shpreh optimist se takimi Thaçi- Vuçiq do të realizohet.

Anulohet takimi, Vuçiç s'do ta takojë Thaçin sot në Bruksel

Kreu i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do ta takojë sot kreun e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel.

Kështu së paku bëjnë me dije mediat në Serbi, që po përcjellin vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiqi jo vetëm se nuk do ta takojë sot Thaçin, por e vë në pikëpyetje edhe vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Mediat në Serbi dje gjatë ditës kanë raportuar se Vuçiqi po shqyrton mundësinë që të anulojë takimin me Thaçin në Bruksel, sikurse edhe vizitën e tij në Kosovë. Një tjetër lajm nga rts thoshte se Vuçiqi do të shkojë në Bruksel për ta takuar vetëm Mogherinin, por jo edhe presidentin Thaçi.

Lajmin e ka konfirmuar Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, pas takimit që Vuçiqi pati me Mogherinin.

Shkak për këtë është bërë deklarata e autoriteteve në Kosovë se Vuçiq s’ka pse të vizitojë liqenin e Ujmanit, në vizitën e tij të paralajmëruar për 8 dhe 9 shtator.

Përfundon takimi Thaçi-Mogherini, pas pak ai me Vuçiqin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacolli, sapo kanë përfunduar takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Facebook se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB.

“Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shkruar Thaçi.

Image

Thaçi shpreson në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, takon Mogherinin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak para se të hynte në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar se ky dialog do të ketë kuptim vetëm kur do të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Tutje ai u shpreh se marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk mund të ndërlidhet me çështjet tjera, dhe sipas tij të gjitha tonet kërcënuese për luftë janë absurde.

Thaçi: Ky dialog ka kuptim vetëm kur ndodhë njohja recpiroke

“Ky dialog ka shpirtin evropian, ka vlerat euroatlantike, të paqes stabilitetit të zhvillimit ekonomik por e ritheksoj në fund definitvisht ky dialog dhe marrëveshja përfundimtare ka kuptim vetëm atëherë kur të ndodhë njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë që nënkupton për Kosovën anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, njohja globale, gjithashtu askush çështje e dialogut apo negociatave apo marrëveshjen eventuale Kosovë Serbi nuk mund ta ndërlidhë me çështje tjera të ndryshme nëpër botë, do jetë në interes i qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të Serbisë. Në Kosovë do të ruhet substanca dhe shpirti multietnik i vendit si atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pra njerëzit do të jetojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre, dhe të gjitha tonet kërceënuse për luftë apo refugjat janë absurde” ,u shpreh kreu i vendit.

Duke mos e përjashtuar mundësinë që  në këtë dialog do të bisedojnë edhe për Luginën e Preshevës, presidenti Thaçi tha se i gjithë spektri politik në vend janë pro dialogut.

Thaçi: Të gjithë janë në favor për demarkimit të kufizimit me Serbinë

“Kosova është unike në favor të dialogut, të gjithë institucionet presidenti, parlamenti, Qeveria,partitë politike, shoqëria civile, mediat janë në favor të negociatave, janë në favor të arritjes së një marrëveshje përfundimtare që nënkupton njohjen reciproke, janë në favor të demarkimit të kufirit të 430 kilometrave në mes Kosovës dhe Serbisë që nënkupton përfshirjen edhe të kësaj pjese”,  ka deklaruar Thaçi.

Ai po ashtu tha se kjo fazë e re e dialogut do sjellë progres për Kosovën dhe Serbinë, si dhe për stabilitetin në rajon.

Thaçi: Kjo fazë e re e dialogut do shënoj progres për Kosovën

“Jam i vetdijshëm që do të kemi pengesa dhe do të kemi vështirësi të mëdha, por ne ia vlen për të punuar që të shënojmë progres, kjo gjendje e status kos është e paqëndrueshme, ky konflikt i ngrirë është i paqëndrueshëm duhet të lëvizim drejt progresit,drejt paqes përfundimtare dhe së ardhmes euroatlantike të Kosovës, por edhe të ardhmes evropiane të Serbisë që nënkupton më pak ndikim edhe të ideologjive jo perëndimore në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Lidhur me vizitën e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në Kosovë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se pret të përcillen mesazhe për fqinjësi të mirë dhe domosdoshmërinë e marrëveshjes reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi takon Mogerinin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi posa ka takuar shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ndërkohë, në Bruksel ende nuk është parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mediat serbe thanë se Vuçiq ka mundësi ta anulojë takimin në Bruksel dhe vizitën në Kosovë, megjithatë, sot do të dihet e gjitha.

Aty siç raporton ekipi i kp, nuk janë parë as mediat serbe.

Thaçi: Marrëveshja ka kuptim vetëm kur ndodhë njohja reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak para se të hynte në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se marrëveshja përfundimtare ka kuptim vetëm atëherë kur do të ndodhë njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi tha se po hymë në procesin përfundimtar të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë me besimin që do të shënohet një progres për të dy popujt dhe për paqen në rajon.

Sipas tij, dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, askush nuk mund ta ndërlidhë me ndonjë rast tjetër nëpër botë dhe të gjitha tonet për luftë apo refugjat janë çështje apsurde.

“Marrëveshja përfundimtare ka kuptim vetëm atëherë kur do të ndodhë njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Drejtpërdrejt nga hyrja në takimin në Bruksel

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po hyn në ndërtesën ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini për të diskutuar rrugët për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve.

Thaçi e Vuçiq pritet të takohen sot në Bruksel

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini për të diskutuar rrugët për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve.

Mogherini ditë më parë ka thënë se do të vazhdojnë me bisedime edhe pse mund të jenë të vështira, por do të jenë rreth arritjes së një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore    

“Unë personalisht besoj se projekti i BE-së nuk është i kompletuar pa u anëtarësuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen tonë. Është në interesin tonë ta hapim derën dhe t’i lëmë t'i bashkohen familjes evropiane”, ka thënë Mogherini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...