Ish-agjenti i SHIK-ut i drejtohet Thaçit: Mos u frikëso, askush nuk do t’i ndyjë duart me ty

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut i drejtohet Thaçit: Mos u frikëso, askush nuk do t’i ndyjë duart me ty

Nga: N.H Më: 7 shtator 2018 Në ora: 08:21
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbrëmë ishte i ftuar në emisionin Opinion për të folur për temën më të nxehtë mbarë shqiptare, çështje e kufijtë të Kosovës dhe marrëveshjet me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Nën masa të forta sigurie ai kishte mbërritur në ambientet e televizionit.

E, këtë ngjarje, e ka komentuar edhe ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili përmes një statusi në Facebook, i ka bërë me dije presidentit Thaçi që të mos ketë frikë, pasi siç thotë ai, askush nuk do t’i ndyjë duart me atë.

“Presidenti i pakicave Hashim Thaçi e paska rrit nivelin e sigurisë deri në maksimum duke u ruajtur me qindra bodyguard. Bie në sy edhe ruajtja edhe me qenë-kafshë që janë trajnuar për zbulim të eksplozivit. Ja bëjmë me dije këtij sharlatan presidentit të mos ketë frikë se askush nuk do t’i ndynë duart me ta”, ka shkruar Miftari.

Me tej, ai thotë se fundi i presidentit Hashim Thaçi do të jetë i turpshëm.

“Fundi i tij i turpshëm por edhe i dhimbshëm do jetë në një sall të gjyqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat