Abazi paralajmëron Thaçin: Askush nuk mundet me fal tokën dhe gjakun tonë

Aktuale

Abazi paralajmëron Thaçin: Askush nuk mundet me fal tokën dhe gjakun tonë

Nga: N.H Më: 7 shtator 2018 Në ora: 09:45
Hashim Thaçi dhe Haki Abazi

Haki Abazi, njohës i zhvillimeve politike në vend, përmes një shënimi në Facebook, ka shprehur shqetësimet e tij rreth idesë së korrigjimit të kufirit.

Ai këtë e ka bërë, në 28-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, përcjell "Bota sot".

Sipas Abazit, Thaçi pa mandat po vazhdon me thy e me shkel Kushtetutën e Republikës se Kosovës.

Ja postimi i Abazit:

7 Shtatori është dita e Kushtetutës se Kaçanikut dhe momenti me i rëndësishëm ne shtetbërjen e Shqiptareve.

Sot Thaçi pa mandat po vazhdon me thy e me shkel Kushtetutën e Republikës se Kosovës.

Kur i kane be zap Serbia institucionet e Kosovës njerëzit janë qu me i mbrojte.

Kur është rreziku kushtetuta më mijëra njerëz janë ndritur me mbrojte edhe tash duhet bashke me mbrojte.

Askush nuk mundet me fal tokën dhe gjakun tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat