Thaçi e quan absurd “argumentin” kundërshtues të Haradinajt për korrigjim të kufijve me Serbinë

Aktuale

Thaçi e quan absurd “argumentin” kundërshtues të Haradinajt për korrigjim të kufijve me Serbinë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 09:49
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot në Bruksel për t'u takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ai nga Brukseli ka theksuar edhe një herë se është pro korrigjimit të kufjve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka shtuar se do të diskutohet që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

Para fillimit të takimit me Vuçiqin, Thaçi ka thumbuar edhe një herë, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn i cili kishte thënë se përpjekjet për korrigjim të kufijve dhe përpjekja për bashkim të Luginës është thirrje e hapur për luftë.

Nga Brukseli, Thaçi e ka quajtur absurde, kushdo që ka një arsyetim si të Haradinajt.

“Definitivsht ky dialog ka kuptim vetëm kur Kosova të njihet nga Serbia që nënkupton anëtarësimin e Kosovës në organizatat globale…. Njerëzit do të jetojnë të qetë në shtëpitë dhe pronat e tyre dhe secili tonë kërcënues për luftë është absurd”, ka deklaruar Thaçi.

Ai më tej në Bruksel pavarësisht mos pajtimeve të opozitës dhe kryeministrit që në dialog të diskutohet korrigjimi dhe shkëmbimi i kufijve, ka thënë se Kosova është unike në këtë çështje. Sipas tij Kosova është pro demarkimit të kufirit me Serbinë dhe bashkimit të Luginës.

“Kosova është unike në favor të negociatave, qeveria, opozita, shoqëria civile dhe mediat janë në favor të negociatave, janë në favor të një marrëveshje përfundimtare që nënkupton njohjen reciproke, janë në favor të demarkimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton edhe përfshirjen e kësaj pjesë [Luginës së Preshevës]”, ka deklaruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat