Thaçi pas takimit me Mogherinin: Kosova e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Aktuale

Thaçi pas takimit me Mogherinin: Kosova e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Nga: N.H Më: 7 shtator 2018 Në ora: 10:16
Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini

Ka përfunduar takimi në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Thaçi, pas përfundimit të takimit, ka publikuar disa fotografi në Facebook.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini”, ka shkruar Presidenti.

“Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme. HTH”, thotë statusi i Thaçit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat