Bodigardët e Hashim Thaçit pinë qindra kafe - Bota Sot
Bodigardët e Hashim Thaçit pinë qindra kafe

Aktuale

Bodigardët e Hashim Thaçit pinë qindra kafe

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 11:25
Bodigardët e Hashim Thaçit

Sigurimi i ish Kryeministrit Hashim Thaçi vetëm për 3 muaj kishte porositur rreth 2 mijë kafe në byfenë e Qeverisë së Kosovës.

Faturat e muajit Maj 2011, Korrik 2011 dhe Janar 2012 tregojnë se sigurimi i Hashim Thaçit kishte porositur 1 mijë e 957 produkte të kafesë.

Këto kafe i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 581 euro.

Në maj të 2011, sigurimi kishte porositur 701 kafe toal. Ndërsa në Korrik të 2011 kishin porositur 429 kafe.

Kurse në janar të 2012 nga sigurimi i kryeministrit ishin porositur në total 827 kafe.

Në bifenë e kryeministrisë produktet e kafes e kanë çmimin 0.30 euro.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në Kallxo, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...