Gjuriq: Nuk ka takim Thaçi-Vuçiq në Bruksel

Aktuale

Gjuriq: Nuk ka takim Thaçi-Vuçiq në Bruksel

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 11:29
Marko Gjuriq

Një takim në Bruksel i paralajmëruar në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq ka gjasa që mos të ndodhë.

Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

“Presidenti jonë nuk do të ketë takim me përfaqësuesit e Kosovës”, tha Gjuriq pas takimit të presidentit serb Vuçiq me shefen e BE-së Federica Mogherini.

Gjuriq ka folur edhe në lidhje me vizitën e paralajmëruar të presidentit serb në Kosovë për të dielën për të cilën tha se  për këtë do të vendosin deri në mbrëmje, por që sipas tij nëse Vuçiq shkon në Kosovë “patjetër që do ta vizitojë edhe Gazivodën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat