Hoxha: Kemi filluar fushatën për vetëdijesimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave

Aktuale

Hoxha: Kemi filluar fushatën për vetëdijesimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 11:52
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, me ç’ rast i informoi rreth procesit dhe kërkoi përkrahje për liberalizimin e vizave.

E vetmja rrugë që shpie përpara Kosovën është procesi i integrimit në BE, zbatimi i MSA-së dhe ERA-s, theksoi Ministrja Hoxha dhe kërkoi përkrahje nga ambasadorët për realizimin sa më të shpejt të lëvizjes së lirë.

Ministrja Hoxha i njohu ambasadorët me fushatën për liberalizimin e vizave që do të zgjerohet deri në mes të shtatorit, në bashkëpunim me zyrën e Kryeministrit me përkrahjen e GIZ-it. Fushata, ceku Ministrja, do të përfshijë edhe Kuvendin dhe institucionet tjera relevante.

“Duhet të japim më shumë informata për shtetet skeptike të BE-së. Prandaj, së shpejti presim ta bëjmë një informim të detajuar me fokus në reformat për sundimin e ligjit, statistikat e migrimit, menaxhimin e kufijve dhe të drejtat e njeriut”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se jemi gati të ofrojmë gjithë bashkëpunimin e mundshëm për të siguruar vendet anëtare të BE-së se liberalizimi i vizave nuk do të keqpërdoret, por edhe duke i njohur ata për domosdonë e lëvizjes së lirë.

Në fund u zhvillua diskutim me ambasadorët, të cilin Ministrja Hoxha e vlerësoi si tepër inkurajues, dhe mirëpret përkrahjen e ambasadorëve duke konkretizuar fushatën e Ministrisë së Integrimit Evropian me intensifikim të aktiviteteve për finalizimin sa më të shpejtë të lëvizjes së lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat