Limaj: Me miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut u shpreh vullneti i qytetarëve për liri e pavarësi

Aktuale

Limaj: Me miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut u shpreh vullneti i qytetarëve për liri e pavarësi

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 12:40
Kryetari i Nismës Socialdemokrate,, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se më 7 shtator të vitit 1990, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës me miratimin e Kushtetutës së Kosovës shprehen vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Limaj thotë se 7 shtatori i vitit 1990 është ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës në rrugën e gjatë drejt pavarësisë së vendit.

“Në këtë datë delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës në rrethana tejet të vështira vendosën themelet e shtetit duke legjitimuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Më 7 shtator të vitit 1990 delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shprehën vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës, me miratimin e Kushtetutës së Kosovës. 7 shtatorit i vitit 1990 është ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës në rrugën e gjatë drejt pavarësisë së vendit.

Në këtë datë delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, në rrethana tejet të vështira, vendosën themelet e shtetit duke legjitimuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri e pavarësi.

Kushtetuta e Kaçanikut zë vend të rëndësishëm në historinë e Republikës së Kosovës duke u paraprirë ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit.

Shpreh mirënjohje dhe respekt për delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, për miratimin e Kushtetutës së vendit.

FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat