Kërcënon kryeministrja e Serbisë: Mos e vëni në sprovë durimin tonë

Aktuale

Kërcënon kryeministrja e Serbisë: Mos e vëni në sprovë durimin tonë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 12:50
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që mos ta vënë më sprovë as durimin dhe as mirëkuptimin e Serbisë, por ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të sillen në përputhje me këtë.

Në deklaratën për publik, ajo ka theksuar se duhet durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë joserioz, të papërgjegjshëm, të paparashikueshëm dhe nuk i respektojnë marrëveshjet e nënshkruara.

Brnabiç ka theksuar se durimi i pakufishëm është i nevojshëm për t’u kuptuar disa përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët në heshtje të mjegulluar shikojnë se si Prishtina nuk e bën as hapin më të vogël për të përmbushur marrëveshjen e Brukselit të arritur 5 vite më parë, kur shkel marrëveshjet për vizitat e zyrtarëve serbë, arreston dhe terrorizon shefin tonë për bisedime, bën presion të madh në Listën Serbe, ndërsa tani e kërcënojnë me të njëjtin terror sikurse ndaj Marko Gjuriçit, edhe ndaj presidentit të Serbisë.

Ajo ka paralajmëruar se është e ditur se durimi, për fat të keq, nuk është një tipar i popullit tonë, por duket se presidenti Vuçiç ka durim të madh dhe të pakufishëm, vetëm për hatër të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të këtyre hapësirave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat