Mediat serbe: Nuk ka takim me Thaçin, Vuçiq kthehet në Beograd

Aktuale

Mediat serbe: Nuk ka takim me Thaçin, Vuçiq kthehet në Beograd

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 13:08
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka vendosur që nuk do të bisedojë me përfaqësues nga Prishtina dhe do të kthehet në Beograd, bën të ditur agjencia e lajmeve e Serbisë Tanjug.

Sipas agjencisë serbe Vuçiq e ka lëshuar ndërtesën ku ka mbajtur një takim me shefen e BE-së dhe ka udhëtuar për në aeroport për të fluturuar për në Beograd.

“Presidenti i Serbisë deri në mbrëmje nuk do t’i drejtohet publikut dhe ende nuk ka marr vendim nëse do ta anulojë vizitën në Kosovë, pas kërcënimeve dhe gënjeshtrave të politikanëve në Prishtinë”, ka thënë drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat