Dushi: Kosovë - zgjidhja e problemit që nuk ekziston!

Aktuale

Dushi: Kosovë - zgjidhja e problemit që nuk ekziston!

Nga: A.ZH Më: 7 shtator 2018 Në ora: 14:04
Florian Dushi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi, ka thënë se Kosova e ka përmbyllur çështjen e statusit të saj më 17 shkurt 2008, me shpalljen e koordinuar ndërkombëtarisht të pavarësisë së saj.

Por, sipas Dushit, përpjeket e sotme, nuk janë përpjekje për të zgjidhur problemin e Kosovës, por Serbisë.

Ai në një postim në Facebook, ka theksuar se njohja e Kosovës është parakusht për Serbinë në rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane, përcjell Bota sot.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Kosovë - zgjidhja e problemit që nuk ekziston!

Kosova e ka përmbyllur çështjen e statusit të saj më 17 shkurt 2008, me shpalljen e koordinuar ndërkombëtarisht të pavarësisë së saj. Procesi i pavarësisë më pas, është njohur nga më shumë se 100 shtete të botës dhe është konfirmuar ligjshmëria e shpalljes së saj nga autoriteti më i lartë i drejtësisë në botë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Prandaj, përpjekjet që ne i shohim sot, janë pëpjekje, jo për të zgjidhur ndonjë çështje/problem të Kosovës, por për t'ia zgjidhur problemin Serbisë, saktësisht, për t'ia bërë më të lehtë Serbisë dhe lidershipit të saj politik e institucional që ta njohin Republikën e Kosovës, sepse, njohja e Kosovës është parakusht për Serbinë në rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat