Analisti politik: Serbët çdoherë do ta shantazhojnë Kosovën

Aktuale

Analisti politik: Serbët çdoherë do ta shantazhojnë Kosovën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 7 shtator 2018 Në ora: 14:41

Kreu i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vendosur sot që mos të bisedoj me përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel, madje Vuçiq jo vetëm që nuk do ta takojë Thaçin, por ai vë në pikëpyetje edhe vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Analisti politik, Leon Duhanaj, ka thënë për “Bota sot” se deklaratat e zëvendëskryeministrit, mund të kuptohet në vazhdën e deklaratave të pakuptimta të tij, kjo për faktin se ai se pari pyet në opinion se çfarë ka të kërkojë Presidenti serb Vuçiç në Ujman, thua t’i që e gjithë audienca e tij, janë barë dhe nuk marrin vesh asgjë.

Sipas tij, këta mjerana, shkojnë në Bruksel duke deklaruar që do ta realizojmë marrëveshjen përfundimtare për paqen përderisa në njërën anë lëshojnë lloj-lloj deklaratash çdo ditë, ndërsa në anën tjetër paraqiten si mos më ditë asgjë.

Image
Leon Duhanaj

“Deklarata e Kryeministrit, mund të cilësohet si përpjekje për konsum të brendshëm, ndërsa në anën tjetër Presidenti serb, shfrytëzon pikërisht këtë deklaratë për të bërë poker për të bërë presion. Vuçiq dëshiron ta viziton Ujmanin pasi që e konsideron si pronë e tij në këtë dialog. Nëse ndryshohet një pëllëmbë e kufijve atëherë kam frikën që Kosova do ta humbë veriun, do ta merr një pjesë nga Preshevë dhe një pjesë nga Bujanoci, por, me e keqja është se do ta humbë edhe kontrollin shtetërorë, duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e vetë shtetit”, ka thënë ai.

Me tej, Duhanaj ka thënë se edhe me vonë do të kemi probleme me serbët, pasi dihet që ata çdoherë do ta shantazhojnë Kosovën

“Edhe me vonë, do të kemi problem me serbët, pasi dihet që ata çdoherë do ta shantazhojnë Kosovën. Ata që në mënyrë naive mendojnë që me një marrëveshje mbaron e gjithë hasmëria, nuk mund të cilësohen të kthjellët në kokë, ose kanë mision për ta bërë ketë”, është shprehur analisti politik, Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat