LDK: Arsyeja e dështimit të takimit Thaçi-Vuçiq është opozita me presionet e saj - Bota Sot
LDK: Arsyeja e dështimit të takimit Thaçi-Vuçiq është opozita me presionet e saj

Aktuale

LDK: Arsyeja e dështimit të takimit Thaçi-Vuçiq është opozita me presionet e saj

Nga: D.RR Më: 7 shtator 2018 Në ora: 15:13
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate nga zyra e informimit për media, janë shprehur se dështimi i takimit të sotëm në Bruksel mes Thaçit dhe Vuçiq, ka të bëjë me zhvillimet politike brenda Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj jave, përcjell “Bota sot”.

LDK përmes kësaj komunikate u bënë thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të vijnë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita dhe ta miratojmë Rezolutën që lidhet me mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Komunikata e plotë:

Komunikatë për Medie

Prishtinë, 7 shtator 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se arsyeja kryesore e dështimit të takimi të sotëm në Bruksel ka të bëjë me zhvillimet politike brenda Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj jave. Presioni i opozitës për miratimin e Rezolutës, përmes së cilës do të ndalej procesi i pazareve me kufijtë e Republikës së Kosovës, ka dërguar sinjal në Bruksel se Z.Thaçi nuk mund të bisedojë për këtë temë.

LDK do të vazhdojë fuqishëm ta kundërshtoj këtë formë të dialogut, ku Presidenti pa mandat nga Kuvendi i Kosovës t’i prijë këtij procesi, si dhe të ndalojë secilin institucion që hyn në aventura ku mund të cenohet territori, integriteti dhe sovraniteti i vendit.

LDK edhe njëherë u bënë thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të vijnë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita dhe ta miratojmë Rezolutën që lidhet me mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

LDK beson që dialogu është forma e vetme e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me të gjitha vendet e rajonit, por këtij procesi duhet t’i prijnë institucione legjitime dhe me mandat të qartë kushtetues. Vetëm zgjedhjet e reja mund të prodhojnë institucione të tilla.

LDK – Zyra për Informim

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...