Kurti: Bashkë me LDK-në do ta caktojmë datën e protestave

Aktuale

Kurti: Bashkë me LDK-në do ta caktojmë datën e protestave

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 16:01
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se shumë shpejt, së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, do ta caktojnë datën e protestave kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Këto komente ai i  bëri pas tribunës së organizuar nga VV për 20-vjetorin e hapjes së zyrës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë.

Kurti ka deklaruar se qytetarët e Kosovës i duan këto protesta pasi që shumica e tyre janë kundër idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh dhe për procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel.

Lideri i Vetëvendosjes ka bërë të ditur se protestat do të jenë paqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat