Thaçi: Nuk kemi arsye të refuzojmë dialogun, duhet të arrihet marrëveshja

Aktuale

Thaçi: Nuk kemi arsye të refuzojmë dialogun, duhet të arrihet marrëveshja

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 16:12
Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi ka folur edhe një herë pas dështimit të takimit ndërmjet tij dhe homologut serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka shpjeguar se shkaku i ndasive të mëdha në qëndrime ndërmjet dy palëve, është konstatuar që më mirë është që takimi të ndodh në një kohë më të përshtatshëm.

Thaçi ndërkohë nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar për vazhdimin e dialogut në Bruksel, dhe ka thënë se Republika e Kosovës nuk ka asnjë arsye që ta ndërpresë dialogun me Serbinë.

“Është në interes që të arrihet një marrëveshje në dobi të dy vendeve. Kosova është unike për dialog dhe për negociata, dhe që të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë nuk mund të jap ditë dhe datë. Vlerësoj qëndrimin e zyrës së BE-së dhe zonjës Mogherini.  Kosova nuk ka asnjë arsye të refuzojë dialogun dhe negociatat. Është parë me e arsyeshme që të ndodh takimi më vonë në një kohë më të përshtatshme, shkaku i ndasive të mëdha dhe qëndrime të kundërta”, ka deklaruar Thaçi para medieve.

Sipas tij për të vazhduar përpara për tejkalimin e problemeve, duhet të rritet uniteti politik në vend.

“Kosova duhet ta rritë unitetin politik, të jemi sa më të koordinuar. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se për hapat e mëdhenj që na presin, duhet të përmbyllim problematika që I kemi trashëguar me shekuj. Më mirë është që t’i përmbyllim këto problematika dhe të ecim përpara”, ka shtuar Thaçi.

Ndërkohë i pyetur se cilat mund të jenë kërkesat e Serbisë në dialogun me Kosovën në Bruksel, Thaçi ka thënë se për këtë nuk ka pranuar asgjë zyrtare nga Beogradi.

“Ende skam dëgjuar kërkesat e Serbisë, por diçka zyrtare nga autoritetet kosovare nuk kam marrë”, ka përfunduar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat