Ky politikan e thotë fjalën e fundit për vazhdimin e dialogut në Bruksel

Aktuale

Ky politikan e thotë fjalën e fundit për vazhdimin e dialogut në Bruksel

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 7 shtator 2018 Në ora: 16:46
Thaçi, Mogherini, Vuçiqi

Vazhdimi i dialogut në Bruksel i cili është mbajtur sot nuk ka qenë si ato takimet e mëparshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq nuk u takuan kësaj radhe mes vete.

Takimi i tyre ndodhi vetëm nëpërmes ndërmjetësueses së BE-së Frederica Mogherini.

Rreth takimit të sotëm, dhe vazhdimit të dialogut në Bruksel, Serbia do ta thotë fjalën e fundit në këtë rast.

Kështu thotë opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, politika e Serbisë është superiore në krahasim me politikën e Kosovë, e cila nga një shtet agresor tash është kthyer në viktimë duke u bë e përkëdhelura e BE-së, dhe krejt kjo falë politikës tonë të gabuar dhe servilitetit ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare.

Ai thekson se, falë politikës tonë të dobët, Serbia ka përfituar duke biseduar tash për statusin e Kosovës.

“Presidenti Vuçiq dhe politika serbe është superiore në krahasim me politikën tonë. Aq politikë superiore që ka Serbia, nga një shtet agresor që ishte tash është kthyer në viktimë dhe që të bisedohet për statusin e Kosovës, çështje që ishte mbyllur me vendimin e GJND-së. Serbia u bë e përkëdhelura e BE-së. Dhe pse kjo? Kjo falë politikës tonë të gabuar dhe servilitetit ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se Serbia tashmë ka fituar nj avantazh ndaj Kosovës.

“Falë futjes në bisedime me Serbinë pa asnjë kusht të vetëm, ajo krijoi një avantazh të madh ndaj nesh, sepse këta politikanët tanë nënshkruanin edhe marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj”, shton ai.

Krasniqi tregon për komoditetin e Serbisë ndaj Kosovës dhe sipas tij tashmë vazhdimi i dialogut varet nga Vuçiqi, e kjo falë presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që bëri që Vuçiqi të bëhet i përkëdheluri i Mogherinit.

“Vuçiq dhe Serbia kanë komoditet edhe ta anulojë takimin. Ka komoditet edhe mos t'i vazhdojë më bisedimet me Kosovën. Sikur pala jonë, respektivisht Presidenti Thaçi ta bënte një gjë të tillë siç ka bërë President Vuçiq, do të ndëshkoheshin rëndë nga BE-ja dhe Mogherini. Pse kjo? Sepse falë klasës tonë politike servile ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare dhe arrogante e hajdute ndaj shtetit dhe qytetarëve të saj. Vazhdimi i dialogut varet nga Vuçiq, dhe ai e ka fjalën e fundit se kur do të vazhdoi dialogu, sepse falë Hashim Thaçit ai u bë i përkëdheluri i Mogherinit”, përfundon analisti politik Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat