Nuk është “shkëmbimi” e as Asociacioni, ja rreziku më i madh i Kosovës nga Serbia

Aktuale

Nuk është “shkëmbimi” e as Asociacioni, ja rreziku më i madh i Kosovës nga Serbia

Nga: N.Sh Më: 7 shtator 2018 Në ora: 19:22
Harta e Kosovës

Pjesëtari i shoqërisë civile në Kosovë, dhe analisti politik Krenar Shala, thotë se rreziku i Kosovës nga Serbia më së shumti është mos arritja e marrëveshjes me Serbinë.

Sipas tij, as “shkëmbimi territorial” apo instalimi i Republika Sërpska II, nuk janë më të rrezikshme, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, sa më shumë që shyhet ky proces, Serbia kalkuon për me marr më shumë prej Kosovës.

Për më shumë, lexojeni të plotë shkrimin e Krenar Shalës:

Ma shumë se prej "shkëmbimit territorial" apo instalimit të Republika Sërpska II, duhet mu tutë prej mos-arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Kjo i konvenon Serbisë, sepse ajo kalkulon që koha osht tu punu për to dhe se sa ma shumë që shtyhet ky proces, aq ma shumë rriten gjasat për me marr ma shumë prej Kosovës. Ata e kanë t'qartë tanimë, që për mu bo Kosova subjekt i barabart i sistemit ndërkombtar, duhet deomos Serbia me e njoft Kosovën, ndërkaq, në anën tjetër, as Hashimit nuk i konvenon zgjidhja e ktij problemi pasi që munet me hupë pushtetin shumë lehtë edhe lehtësisht munet mu bo pre e Gjykatës së Posaçme.

Kështu që, gjasat jonë shumë t'mdhaja që ky proces ka me vazhdu me na marr vëmendjen edhe për ni kohë dhe kshtu kemi me vazhdu mos mu fokusu në çështjet që na preokupojnë më së shumti: zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe demokratizimin institucional dhe shoqëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat