Pacolli: Vuçiqit i është lejuar vizita në Ujman pas presionit nga BE

Aktuale

Pacolli: Vuçiqit i është lejuar vizita në Ujman pas presionit nga BE

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 22:03
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, konfirmoi se Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është lejuar vizita në liqenin e Ujmanit gjatë vizitës që do ta bëjë në Kosovë këtë fundjavë.

“Po i është lejuar vizita. Vendimi është marrë para gjysmë ore”, tha Pacolli për Kallxo.

“Kemi pasur presion nga BE dhe aleatët, nuk kemi pasur zgjidhje tjetër”, tha P.acolli

Edhe Vuçiq, para pak minutave e konfirmoi nga Beogradi se do të qëndrojë në liqenin e Ujmanit, kërkesë që paraprakisht i ishte refuzuar nga MPJ e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat