Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nëse ai nuk e do Limajn për kryesues të delegacionit të Kosovës por Thaçin, atëherë edhe Kosova e do politikanin serb, Çedomir Jovanoviç për kryesues të delegacionit të Serbisë dhe jo Vuçiqin, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Vuçiqi i paska dhënë vetes të drejtë që të vendosë se kush duhet ta drejtojë delegacionin e Kosovës e kush jo.
Postimi i tij i plotë:
Duam të bisedojmë me Çedomir Jovanoviqin dhe jo me Aleksandër Vuçiqin!
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq i paska dhënë vetes të drejtë të na tregojë se kush duhet dhe kush nuk nuk duhet të udhëheqë delegacionin e Kosovës në bisedime me Serbinë.
Duke u bazuar në të njejtin parim edhe Kosova do të kishte të drejtë të vendosë se kush duhet dhe kush nuk duhet të udhëheqë delegacionin e Serbisë.
Nëse Vuçiqi nuk e don Limajn për kryesues të delegacionit të Kosovës por Thaçin atëherë edhe ne e duam politikanin serb Çedomir Jovanoviç për kryesues të delegacionit të Serbisë dhe jo Vuçiqin!