Maloku: Ujmani dhe Trepça do bëhen shkaku kryesor i “betejave” me Serbinë

Aktuale

Maloku: Ujmani dhe Trepça do bëhen shkaku kryesor i “betejave” me Serbinë

Nga: Bota sot Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:39
Vuçiq në Ujman

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është duke qëndruar në Kosovë, ndërsa  Ujmanin e ka shfrytëzuar për ta pirë kafen e tij.

Sociologu Fadil Maloku, Ujmanin e quan “Gazimestan” i ri i Vuçiqit.

Maloku përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se duhet të mbahet në mend që Ujmani dhe Trepça do të jenë shkaku kryesor i “betejave” me Serbinë.

“Ujmani(Gazivoda) si “Gazimestan”i ri Vuçiqit! Mbane në mend; Ujmani dhe Trepça do bëhen shkaku kryesor i “Betejave” me Serbinë! Natyrisht! nëse liberalizimi nuk e shprazë tërësisht Kosovën”, ka shkruar Maloku.

Vuçiq ka arritur në Zubin Potok përmes kalimit kufitar të Bërnjakut pas orës 14:00, ndërkaq deklarata e tij e parë ka qenë “Jam i lumtur që jam këtu, ndihem mrekullueshëm”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat