“E dhimbshme… u gjunjëzuam para Aleksandrit, birit politik e ideologjik t’Sheshelit!”

Aktuale

“E dhimbshme… u gjunjëzuam para Aleksandrit, birit politik e ideologjik t’Sheshelit!”

Nga: A.ZH Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:46
Aleksandar Vuçiq te Liqeni i Ujmanit

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi, ka reaguar pas hyrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në territorin e Republikës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, ka thënë se nga një shtet me mbështetje e miqësir me shtetet me të fuqishme në botë, Kosova u shndërrua në një shtet të mjerë që gjunjëzohet para Vuçiqit.

Sipas tij, përgjegjës për këtë jemi të gjithë, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

Prej një shteti të ri, me mbështetje e në miqësi me shtetet më të fuqishme në botë, siç janë SHBA-të dhe shtetet e BE-së, na shndërruan në një shtet të mjerë që gjunjëzohet para Aleksandrit, birit politik e ideologjik t'Sheshelit!

E dhimbshme...por përgjegjës jemi të gjithë, kush më pak e kush më shumë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat