Peci: Ecja e Vuçiqit sot përcakton kufirin e ri

Aktuale

Peci: Ecja e Vuçiqit sot përcakton kufirin e ri

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 16:07
Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se pjesa kah do të kalojë sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të jetë edhe kufiri mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kahëdo që kalon sot dhe nesër Vuçiqi janë planifikuar të jenë territore të Serbisë. Sa për reciprocitet, kishte me qenë mirë që sot me ia dhënë një të ecur edhe Thaçi në Luginën e Preshevës, për të na bërë të ditur se ku do të jenë edhe territoret e Kosovës. Skenari: Aleksandri&Hashimi”, ka shkruar Peci në Facebook.

Vuçiq gjatë vizitës dy ditore në Kosovë do të shkojë në Ujman, Leshak, Leposaviç dhe Mitrovicë Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat