Drecun: Vuçiq në Gazivodë përcolli mesazhin që askush s’mund ta marrë dhunshëm pronën e Serbisë

Aktuale

Drecun: Vuçiq në Gazivodë përcolli mesazhin që askush s’mund ta marrë dhunshëm pronën e Serbisë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 17:16
Drecun

Kryetari i Komitetit të Asamblesë për Kosovën në Serbi, Millovan Drecun, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka qëndruar sot në Liqenin e Gazivodës për të përçuar mesazhin që askush nuk mund ta marrë me dhunë pronën e Serbisë.

“Vuçiq ka thënë se kupton domethënien e Gazivodës si për serbët ashtu edhe për shqiptarët, për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, dhe që ai dëshiron t’i japë zgjidhje këtij problemi me marrëveshje politike, sepse akumulimi është shuam i rëndësishëm për jetën ekonomike, agrokulturën dhe termocentralet”, ka thënë Drecun.

“KY mesazh është shumë i qartë, dhe sipas meje, është paralajmërim kundër zhvillimeve negative të mundshme nga shqiptarët që duan dhunshëm  t’i vendosin autoritetet përmes një korridori në këtë zonë. Shqiptarët qartë kanë kundërshtuar mesazhin që Vuçiq do të jep me prezencën e tij, prandaj ata edhe disi u munduan që ta pengonin këtë vizitë”.

Drecun ka thënë se është ambicie e njohur e shqiptarëve që duan njëanshëm. të marrin përsipër pronësinë e digës, rezervuarit dhe të energjisë hidroelektrike.

“Është një lëvizje që do të jetë në kundërshtim me interesat e dy palëve, serbëve dhe shqiptarëve dhe interesit të shtetit të Serbisë”, ka thënë Drecun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat