Krasniqi akuza të rënda ndaj VV-së: Anëtarësojnë kriminel e flirtojnë me Erdoganin

Aktuale

Krasniqi akuza të rënda ndaj VV-së: Anëtarësojnë kriminel e flirtojnë me Erdoganin

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 17:30
Deputeti i PSD-së, Fashër Krasniqi

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se çdo ditë e më shumë po del në pah se kush kishte të drejtë në ndarjen e Vetëvendosjes dhe kush ishte parimor.

Ai ka renditur disa fakte, duke përmendur edhe anëtarësimin e Ajvaz Berishës në VV që akuzohet për vjedhje e ngacmime seksuale.

Ndërsa, ka theksuar se dikur ai dhe kolegët e tij u akuzuan se kishin paga të larta në VV, ndërsa sot i mbajnë po ato paga.

Postimi i plotë i tij:

DISA FAKTE SE SA “PARIMORE” ËSHTË VV-ja

– Pas “pastrimit” në parti, anëtarësojnë tipa si Ajvaz Berisha, që akuzohen për vrasje, vjedhje, ngacmime seksuale, etj.

– E refuzojnë debatin parlamentar për dialogun para 2 muajsh, vetëm pse e inicioi PSD. Pas dy muajsh e pranojnë debatin me një rezolutë shumë më të mangët, vetëm pse tash PSD nuk ishe iniciatorja kryesore.

– Lidhen me Sali Berishën, ndërkohë që pretendojnë se janë të majtë.

– U del afera korruptive në Ndërmarrjen Banesore dhe nuk e përjashtojnë asnjërin nga zyrtarët e përfshirë në këtë aferë.

– Përjashtojnë një pjesë të opozitës në thirrjen për protesta, vetëm për shkak të inateve partiake, anipse dikur bashkëpunonim me të gjitha subjektet opozitare kur kjo i shërbente interesit të përgjithshëm. Pra, sot nuk kanë më qëllim protesta të përbashkëta që do të rrezikonin pushtetin, por e kanë qëllim vetëm promovimin partiak si gjoja opozita e vetme e vërtetë në Kosovë.

– Flirtojnë me Erdoganin që dikur e quanin autokrat.

– Na akuzuan neve për paga të larta në VV ndërkohë që sot i mbajnë po ato paga.

Pra, çdo ditë e më shumë po del në pah se kush kishte të drejtë në ndarjen VV-PSD dhe kush ishte parimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat