Vuçiq i lut bizneset nga Serbia të investojnë në “Kosovë e Metohi” - Bota Sot
Vuçiq i lut bizneset nga Serbia të investojnë në “Kosovë e Metohi”

Aktuale

Vuçiq i lut bizneset nga Serbia të investojnë në “Kosovë e Metohi”

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 19:31
Presidenti i serb Aleksandër Vuçiq

Presidenti i serb Aleksandër Vuçiq, i ka lutur biznesmenët e Serbisë qendrore për të shqyrtuar mundësitë për investim në bizneset e serbëve të Kosovës.

Vuçiq këtë deklaratë e ka dhënë para të pranishmëve në sallën e sporteve në Leposaviq, ku po marrin pjesë edhe ministra të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryetarë të komunave veriore.

“Investoni edhe në ambientet shqiptare në Kosovë, bëni para” kështu ka deklaruar Vuçiq para të pranishmëve, ku u prezantuar edhe një panair i bizneseve në Leposaviq.

Presidenti serb ka përmendur edhe presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, duke thënë se: “Sa herë që kam nevojë për të, Erdogani me lajmërohet, e radha është që edhe unë atij t’i lajmërohem”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se e do veriun e Mitrovicës simbol dhe pasqyrë të Serbisë dhe serbëve.

“Dua që pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, si një lloj simboli, ta bëjmë si qytetin më të bukur serb. Kjo do të jetë pasqyrë e Serbisë dhe e serbëve”, ka deklaruar presidenti serb Vuçiq.

Potencialet turistike që ka Republika e Kosovës janë promovuar si kapacitete investuese gjatë vizitës së presidentit serb në Leposaviq, Aleksandër Vuçiq.

Një video të përmbledhura Novobërda, Trepça në Zveçan,  Reviera e Deçanit, Shtërpca, turizmi në Brezovicë, Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë, janë  promovuar para Vuçiqit, gjithmonë duke u promovuar si kapacitete investuese në Kosovë dhe Metohi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...